Kompania amerikane e hapësirës ajrore, SpaceX ka dërguar edhe 57 satelitë të tjerë në hapësirë për një rrjet sa më global interneti.
Kryetari i Shoqatës së Miqve të Yjeve ka thënë se satelitët e rinj janë të pajisur me një lloj të ri hapjeje në që ata të mos shkëlqejnë aq shumë sa të mëparshmit.
“Kjo është për shkak të një marrëveshjeje me astronomët, sepse pa këtë hapje, satelitët do të zvogëlonin në mënyrë të konsiderueshme shumë vëzhgime astronomike në të ardhmen”, tha ai.
Satelitet, të cilët peshojnë mbi 200 kilogramë secili, duhet të marrin të dhëna nga stacionet tokësore dhe ta transmetojnë mes tyre duke përdorur rrezet lazer. /Gazeta Sinjali/