image Deklarohet Elon Musk pas shpërthimit të raketës Starship të kompanisë së tij SpaceX

Teknologji

Deklarohet Elon Musk pas shpërthimit të raketës Starship të kompanisë së tij SpaceX

news image

Elon Musk , CEO i SpaceX , e uroi kompaninë për ngritjen e raketës Starship, e cila shpërtheu pak çaste më vonë të enjten gjatë fluturimit të saj të parë testues.

“Urime @SpaceX për nisjen emocionuese testuese të Starship”, tha ai në Twitter.

“Kemi mësuar shumë për nisjen e provës së radhës pas disa muajsh”, shtoi ai.

Raketa gjigante u ngrit me sukses nga Starbase, baza hapësinore e SpaceX në Boca Chica, Teksas. Përforcuesi ishte planifikuar të ndahej nga kapsula Starship tre minuta pas lëshimit, por ndarja nuk ndodhi dhe raketa shpërtheu.

“Sikur testi i fluturimit të mos ishte mjaftueshëm emocionues, Starship iu nënshtrua një çmontimi të shpejtë të paplanifikuar përpara ndarjes në fazë,” shpjegoi SpaceX.

Përkundër faktit se testi i fluturimit nuk mund të përfundonte, SpaceX e shpalli atë një sukses . “Ne pastruam kullën, e cila ishte dëshira jonë e vetme,” tha Kate Tice, një inxhiniere e sistemeve të cilësisë për SpaceX. 

/GazetaSinjali/