image SpaceX lëshon me sukses 22 satelitë Starlink

Teknologji

SpaceX lëshon me sukses 22 satelitë Starlink

news image

SpaceX ka lëshuar me sukses një grup prej 22 satelitësh Starlink nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Satelitët u lëshuan nga Kompleksi 40 i stacionit të premten në orën 23:12.

Nisja e së premtes e çon numrin e misioneve të SpaceX në 63, ku shumica e tyre kanë qenë misione Starlink.

“Falcon 9” i përdorur në lëshimin e së premtes fluturoi më parë në gjashtë misione, duke përfshirë tre misione të mëparshme Starlink, si dhe misionet Intelsat IS-40e, CRS-26 dhe OneWeb Launch 16.

/GazetaSinjali/