image Një 82-vjeçar bëhet turisti i parë hapësinor në botë që regjistrohet për fluturim rreth Hënës

Botë

Një 82-vjeçar bëhet turisti i parë hapësinor në botë që regjistrohet për fluturim rreth Hënës

news image

Turisti i parë hapësinor është regjistruar për një fluturim rreth hënës më anijen e Elion Musk, “Starship”, përcjell Sinjali.

Dennis Titon, 82 vjeç, thotë që ky është shansi i tij për të rijetuar gëzimin e udhëtimit të tij në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pasi që ai është në pension.

Data për fluturim do të përcaktohet në vitet e ardhshme dhe nën shoqërim do të ketë gruan e tij Akiko dhe janë edhe 10 të tjerë që janë të gatshëm që të paguajnë për këtë udhëtim.

Ai ka treguar se udhëtimi në stacionin rus kushtoi 20 milionë dollarë.

“Duhet të qëndrojmë të shëndetshëm për aq shumë vite sa do të duhen që SpaceX të përfundojë këtë automjet,” tha Tito në një intervistë këtë javë me Associated Press. “Unë mund të isha ulur në një karrige lëkundëse, duke mos bërë asgjë, nëse nuk do të ishte për këtë mision.”

/GazetaSinjali/