image Botërori 2026, Anglia përgatitet për temperaturat e larta me teknologji të veçantë

Futboll

Botërori 2026, Anglia përgatitet për temperaturat e larta me teknologji të veçantë

news image

Lojtarët e Anglisë do të përdorin pajisje të veçanta teknologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim përballimin e temperaturave të larta gjatë Kupës së Botës.

Në Botërorin 2026 pritet që temperaturat dhe lagështia të jenë të larta, gjë që mund të ndikojë në paraqitjen e futbollistëve në fushë.

Gjatë turneut, të paktën një e treta e ndeshjeve pritet të luhen në temperatura mbi 26 gradë Celsius. Të martën, gjatë një seance stërvitore në Florida, temperatura e Anglisë ka arritur deri në 32 gradë Celsius.

Teknologjia e ftohjes, e cila mbahet në pëllëmbën e dorës, po përdoret gjithnjë e më shumë nga sportistët. Këtë metodë e përdorin edhe lojtarët e Manchester Unitedit.

Sipas hulumtimeve, ftohja e pëllëmbës së dorës ndihmon në uljen e temperaturës trupore dhe përmirëson rikuperimin para ndeshjeve, duke ndikuar edhe në rritjen e performancës.

Anglia pritet ta përdorë këtë teknologji gjatë seancave stërvitore dhe në pushimet mes ndeshjeve për t’u freskuar gjatë turneut.

Skuadra angleze do të zhvillojë miqësore me Zelandën e Re dhe Kosta Rikën, para se të nisë kampanjën në Botëror kundër Kroacisë më 17 qershor. Në grup janë edhe Gana dhe Panamaja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/