image Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, IKShPK apelon që të ndalohen tubimet

Politikë

Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore, IKShPK apelon që të ndalohen tubimet

news image

Pavarësisht propozimeve të partive politike për shkurtimin e saj, fushata zgjedhore fillon zyrtarisht sot, raporton Gazeta Sinjali.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e së martës tha se kjo është çështje ligjore e cila nuk mund të ndryshohet, përkundër rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19.

Mirëpo, ai kërkoi që partitë politike të cilat janë certifikuar për të garuar në zgjedhje e 17 tetorit, të respektojnë të gjitha masat dhe kufizimet e vendosura nga institucionet.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik ka bërë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19 dhe vdekshmërisë së lartë,  në veçanti, bëjmë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.”

“Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës sipas rekomandimeve të IKSHPK”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/