image Sot vendoset nëse Tomorr Morina do të ekstradohet në Serbi

Rajon

Sot vendoset nëse Tomorr Morina do të ekstradohet në Serbi

news image

Gjykata Penale sot do duhet të vendosë nëse do të ekstradohet apo jo ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina, i cili u arrestua në Bllacë me fletëarrest nga Interpoli, me kërkesë të Serbisë.

Meqenëse kërkesa për ekstradimin e Tomorr Morinës të premten arriti në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë dhe e njëjta sot do të dërgohet në Gjykatën Penale.     

Kërkesa e ekstradimit do t’i dërgohet edhe dy ambasadave, të Kosovës dhe të Britanisë, me qenë se Morina ka dy shtetësi.