image Gjykata në Shkup merr vendim për lirimin e Tomor Morinës

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata në Shkup merr vendim për lirimin e Tomor Morinës

news image

Gjykata në Shkup ka marrë vendim sot për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina, i cili ka qenë i arrestuar për javë të tëra nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me urdhër arrest të Serbisë, shkruan Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Gurakuç Morina, djali i hallës së ish-ushtarit të UÇK-së. Ai ka thënë shkurt se vendimi është marrë pozitiv për lirimin e Morinës. Sipas tij, ish-ushtari i UÇK-së do të lirohet pas disa ditëve.

“Po siç tha edhe avokati, sot gjatë ditës është marrë vendimi për lirimin e Tomorit. Ai nuk është liruar ende për shkak të disa procedurave, por gjykata ka marrë vendim që ai të lirohet”, ka thënë ai për Sinjali.

Që nga 24 korriku i këtij viti Morina ka qenë i arrestuar në Maqedoninë e Veriut për shkak të urdhër arrestit të lëshuar nga Serbia./Sinjali/