image Veseli: Tomor Morina së shpejti do t’i kthehet familjes

Kosovë

Veseli: Tomor Morina së shpejti do t’i kthehet familjes

news image

Kryeparlamentari në largim, Kadri Veseli ka thënë se ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është ndaluar në Maqedoninë Veriore ditë më parë, asesi nuk do të ekstradohet në Serbi.

Veseli përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook ka thënë se ka qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Shkup, por edhe me avokatin e Morinës, transmeton Sinjali.

Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij.”, ka thënë ai.

Më tutje Veseli ka thënë se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë./Sinjali/