image Tomor Morina pritet me daulle në Gjakovë

Tomor Morina pritet me daulle në Gjakovë

news image

Tomor Morina pritet me daulle në Gjakovë, pas lirimit nga paraburgimi në Shkup. Lirimi i Morinës erdhi pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila konfirmoi vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Penale se nuk ka kushte për ekstradimin e ish-pjesëtarit te UÇK-së në Serbi.

Gjatë ditës së djeshme Morina nga burgu i Shutkë doli i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij. Për shkak se Morina ndodhej në veturën e ambasadës së Kosovës, i njëjti nuk u prononcua për media.