Seanca e Kuvendit të Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë dhe sigurimit të vaksinave antiCOVID, e cila nisi dje, do të vazhdojë edhe sot, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo seancë u ndërpre dje, pas orës 18:00 nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila tha se shumica e deputetëve dhe e punonjësve të administratës së Parlamentit, janë duke agjëruar.
Seanca e djeshme kaloi me shumë debate dhe tensione mes kabinetit qeveritar dhe opozitës./Gazeta Sinjali/