image Zemaj - Vitisë: Menaxhimi i pandemisë me qytetarët e mbyllur është i lehtë

Shëndetësi

Zemaj – Vitisë: Menaxhimi i pandemisë me qytetarët e mbyllur është i lehtë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar pasardhësin e tij në këtë pozitë, Arben Vitinë dhe Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Zemaj ka kërkuar nga Vitia që ta shfrytëzojë afatin e dytë, që është më 8 qershor, për marrjen e kontingjentit të dytë të vaksinave antiCOVID.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Vitia që të mos i sulmojë mediat, të cilat kërkojnë transparencë lidhur me procesin e sigurimit të këtyre vaksinave dhe menaxhimit të pandemisë në përgjithësi.

Zemaj nuk e kurseu Qeverinë Kurti as për vendimin për zvogëlimin e shtesave për stafin mjekësor, duke thënë se kjo qeveria ka pasur edhe 10 milionë euro të trashëguara nga Qeveria Hoti.

Deputeti i LDK-së po ashtu e kritikoi Vitinë për vendimin për mbylljen 12 ditëshe.

Sipas Zemajt, menaxhimi i pandemisë me qytetarë dhe biznese të mbyllura është i lehtë.

“Nuk guxojmë ta ndalojmë jetën, me mbyllje. Menaxhimi i pandemisë me qytetarët e mbyllur është i lehtë”, tha Zemaj./Gazeta Sinjali/