image Sot vazhdon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Drejtësi

Sot vazhdon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës

news image

Gjatë ditës së sotme, në Gjykatën Themelore në Prizren pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Nexhmedin Musliu, i cili akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme pritet të dëgjohet dëshmitari me inicialet A.Sh., për të cilin gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me forcë.

Musliu po akuzohet që gjatë kohës sa ishte në pozitën e inspektorit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk ka marrë masa pasuese sipas aktvendimeve për rrënime vullnetare dhe përfundimisht konkluzione për rrënime të detyrueshme të objekteve të ndërtuara pa leje, duke i shkaktuar kështu dëm material Komunës së Prizrenit.

Në Gjykatën e Prizrenit janë duke u zhvilluar edhe katër raste të tjera të ndara, Ndaj Musliut, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, ndaj tij është ngritur edhe një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale të njëjtë, rast i cili po shqyrtohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/