image Zyrtari i IT-së së ShSKUK-së që u arrestua sot po dyshohet për rastin e "avullimit" të mbi 100 mijë eurove

Siguri

Zyrtari i IT-së së ShSKUK-së që u arrestua sot po dyshohet për rastin e “avullimit” të mbi 100 mijë eurove

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Leotrim Jahja është zyrtari i IT-së në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), i cili ndalua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Jahja po dyshohet se shpërdoroi detyrën e tij në rastin e keqpërdorimit të mbi 104 mijë eurove me një tender për sistemin e kamerave, projekt që menaxhohej nga ai.

Sipas një raporti të Auditimit të Brendshëm, një komision prej tre anëtarëve kishte nënshkruar se ka pranuar kamera për objektet brenda QKUK-së dhe një dhomë për monitorimin e tyre, mirëpo malli nuk u gjet në depon e këtij institucioni, ani pse u paguan 104 mijë e 751 euro.

Sinjali mëson se rasti ishte dërguar në Polici nga Menaxhmenti i QKUK-së, i cili kishte pezulluar nga puna tre punonjës të IT-së, në mesin e tyre edhe të arrestuarin e sotëm, Leotrim Jahjën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/