image Sot varroset kosovari që humbi jetën në një aksident në Gjermani

Kosovë

Sot varroset kosovari që humbi jetën në një aksident në Gjermani

news image

Një qytetar i Kosovës ka humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është Jetëlir Hasani, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë vet familjarët e tij, ku kanë bërë të ditur se ai do të varroset sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Ky është njoftimi i familjes së të ndjerit.

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë:
Jetëlir Hasani

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan.

Ndërkohë, e pamja mbahet në lagjen Tophane në Prishtinë, në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Të pikëlluar: Familja Hasani./Gazeta Sinjali/