image Sot varroset Albert Krasniqi, i cili u vra nga babai i tij

Siguri

Sot varroset Albert Krasniqi, i cili u vra nga babai i tij

news image

Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u vra dje nga babai i tij, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit.

Familjarë, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhët sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tij.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Albert Krasniqit, e ku i dyshuar për vrasjen e tij është babai Skender Krasniqi.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

/GazetaSinjali/