Ronaldinho Gaucho, padyshim që është njëri ndër futbollistët më të veçantë në historinë e futbollit, për shkak të pozitivitetit dhe spektaklit që dhuronte në fushën e gjelbër.
Sot janë bërë 15-të vite kur Ronaldinho dhuroi një spektakël futbolli në “Santiago Bernabeu” duke gjunjëzuar “mbretërit” në “tempullin” e tyre dhe duke marrë duartrokitje nga fansat madrilien që ishin të pranishëm në stadium, shkruan Sinjali Sportiv.
Barcelona e fitoi atë “El Classico” me rezultat 0-3, ku Ronaldinho e shënoi një gol, por dhuroi spektakël futbolli dhe i dha një leksion të paharrueshëm mbrojtësve të Real Madridit.
“Dinho” ishte i dashur thuajse nga çdo fans i futbollit dhe mbetet në historinë e Barcelonës si njëri nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në “Camp Nou” .