Sot temperaturat në Greqi priten të shkojnë deri në 44-45 gradë celsius, njofton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur meteorologu grek Sakis Arnaoutogloi, duke treguar se temperaturat priten të pësojnë një ulje në fundjavë.
Ndërkohë, ekspertët thonë se temperaturat e larta përgjatë kësaj jave do jenë prezentë edhe gjatë orëve të natës.
Ndërkaq, nga data 13 gusht temperaturat pritet të kenë vlera normale për këtë periudhë në Greqi.
E gjatë ditëve të fundit temperaturat e larta vijojnë të shoqërojnë shumë vende të rajonit.