image Vazhdojnë reshjet e dendura të borës, vetura rrëshqet në rrugën për Jezercë - VIDEO

Kosovë

Vazhdojnë reshjet e dendura të borës, vetura rrëshqet në rrugën për Jezercë – VIDEO

news image

Reshjet e dendura të borës në Republikën e Kosovës po vazhdojnë që nga orët e para të mëngjesit. Si pasojë e reshjeve disa rrugë po janë zor të kalueshme.

Njëra ndër to është edhe rruga që të dërgon në Jezercë, ku bora e madhe që ka rënë në këtë zonë malore po shkakton vështirësi në komunikacion.

Në pamjet e publikuara ku shihet se tashmë është zbardhur gjithçka, vështirë po e ka të kalojë edhe një veturë, e cila fatmirësisht shpëton pa ndonjë fatkeqësi pasi rrëshqet.

Pamje: Meteo Ballkan

/GazetaSinjali/