image Sot pritet të vijë grupi tjetër i afganëve në Kosovë

Kosovë

Sot pritet të vijë grupi tjetër i afganëve në Kosovë

news image

111 shtetasit e parë nga Afganistani kanë arritur mbrëmë në Kosovë, të cilët do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Encha, pranë Bondstilit amerikan.

Ky është vetëm grupi i parë ndërkohë sot pritet të arrijnë edhe afgan të tjerë, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur mbrëmë nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media në aeroportin e Prishtinës,

“Numri i shtetasve që erdhën sonte në Kosovë janë 111. Në mesin e tyre kemi parë një numër të madh të fëmijëve, gra dhe pleq, të cilët janë familjarë të bashkëpunëtorëve të NATO-s në Afganistan. Do të vendosen në ish-kampin e Bechtel Enca dhe do të jenë vetëm grupi i parë i shtetasve afganë që do t’i strehojmë. Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë, por nuk do të jetë i madh, i cili do të jetë i papërballueshëm për ne”, ka thënë Sveçla. /Gazeta Sinjali/