image Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të votave

Kosovë

KQZ/ Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të votave

news image

Procesi i rinumërimit të votave nga 530 vendvotime pritet të përfundojë sot.  Më pas do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se kanë mbetur vetëm edhe 61 vendvotime për t’u numëruar plotësisht.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht. Ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme”, tha Elezi për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/