image Sot prezantohet qeveria në hije e PDK-së

Politikë

Sot prezantohet qeveria në hije e PDK-së

news image

Partia Demokratike e Kosovës sot do ta prezantojë qeverinë në hije.

Këtë e ka bërë të ditur vet zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Ai në një intervistë ka treguar se kjo qeveri do të ndihmojë interesin publik, dhe që sipas tij kjo do t’i ndihmojë qytetarët ta bëjnë dallimin mes Qeverisë Kurti dhe asaj në hije të PDK-së.

Kabineti i qeverisjes së mirë, me rregullore që ka miratuar këshilli drejtues i partisë, e ka një format të tillë, ka një udhëheqës, ka disa zëvendës të udhëheqësit që luajnë rolin e zëvendës kryeministrit nëse marrim ngjashmëri, ka një format të departamenteve që jo domosdoshmërisht janë të ngjashme me ministrit por janë se si do të dukej një Qeveri e ardhshme e partisë demokratike,  kabinetin e Qeverisë do ta udhëheqë zotëri Krasniqi, ashtu e ka marrë mandatin. Ndërsa, departamentet do të udhëhiqen prej ekspertëve të caktuar, do të kenë brenda tyre edhe një grup ekspertëve tjerë. Pra, ne do ta prezantojmë secilin departament veçmas, para publikut, drejtuesit e tij edhe ekipin”, tha ai.

I pyetur se sa gra do të jenë në këtë qeveri, ai u përgjigj duke thënë se janë duke tentuar që gjysma të jetë.

/GazetaSinjali/