image Sot përurohet Qendra e Azilit në Vranidoll

Kosovë

Sot përurohet Qendra e Azilit në Vranidoll

news image

Sot Qendra e Azilit, e sapo rinovuar në Vranidoll do të përurohet sot, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR, shkruan Gazeta Sinjali.

Renovimi i kësaj qendre së azilit u financua përmes projektit rajonal të BE-së, “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”.

Ky aktivitet do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së. /GazetaSinjali/