image Tri aksidente trafiku në rajonin e Prishtinës, shtatë persona të lënduar

Siguri

Tri aksidente trafiku në rajonin e Prishtinës, shtatë persona të lënduar

news image

Tri aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së sotme në rajonin e Prishtinës, ku prej tyre shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 13:00, në magjistralen “Prishtinë-Podujevë”, konkretisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë janë lënduar gjatë persona.

Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar.

Ndërkaq, aksidenti i tretë ka ndodhur rreth orës 14:30, në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasoj përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se njësia e trafikut ka dalë në vendet e ngjarjes dhe për tri aksidentet kanë filluar hetime./GazetaSinjali/