image Sot përfundon procesi i rinumërimit të votave në rreth 1,400 vendvotime

Kosovë

Rinumërimi/ Sot përfundon procesi i rinumërimit të votave në rreth 1,400 vendvotime

news image

Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të përfundojë procesi i rinumërimit  të 1,400 vendvotimeve për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kështu ka bërë të ditur dje zëdhënësi i KQZ-së,Valmir Elezi në prag të përfundimit të këtij procesi.

Ndryshe, procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit. Mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, pre orës 08:00 deri në mesnatë, ishte rreth 130 vendvotime.

Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje është ankuar sërish në PZAP rreth 392 pakove me vota të ardhura nga jashtë për të cilat pretendon se kanë ardhur brenda afatit kohor.

Ky institucion deri të hënën pritet të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet rezultati final i zgjedhjeve që pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme./Gazeta Sinjali/