image Sot, mot i vranët dhe me shi

Kosovë

Sot, mot i vranët dhe me shi

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Gazeta Sinjali/

May be an image of map