Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, Dukagjin Lyta, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë, më 25 korrik, ku mbetën të vdekur 10 persona, ndërkaq mbi 40 u lënduan, sot do të dalë sërish para prokurorisë, ku do të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij.
Ai dje është mbrojtur në heshtje, ndërkaq i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare.
Se drejtuesi i autobusit është mbrojtur në heshtje ka deklaruar për mediat kroate zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun në Slavonski Brod, Franjo Kopuniq.
Ai ka thënë se për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të vendoset të martën.
“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai dje.
Ndërkaq pasi është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit, drejtuesi i autobusit ai është kthyer në mbajtje.