image Sot merret vendimi për Stanishiqin që akuzohet për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi

Sot merret vendimi për Stanishiqin që akuzohet për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

news image

Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Goran Stanishiq, i cili akuzohet për vrasjen e 13 civilëve në Lipjan gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Prokuroria e ngarkon të akuzuarin se bashkë me pjesëtarë të tjerë të panjohur të policisë serbe dhe persona të tjerë të armatosur, ka kryer veprën penale “krimet e luftës kundër popullsisë civile”

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i akuzuari Goran Stanishiq, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake paramilitare dhe policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme. /GazetaSinjali/