image UEFA del me njoftim zyrtar: Kjo është data kur do të luhet ndeshja Kosovë-Izrael

Futboll

UEFA del me njoftim zyrtar: Kjo është data kur do të luhet ndeshja Kosovë-Izrael

news image

UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, por që u shty pas nisjes së luftës së Izraelit me Hamasin.

Sipas njoftimit më të ri, ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 do të zhvillohet më 12 nëntor.

Izraeli shpalli gjendje lufte më 7 tetor, pak orë pasi mijëra luftëtarë të grupit militant, Hamas, i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit për ta kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. 

/GazetaSinjaliSport/