image Sot mbyllet periudha e votimit përmes postës nga diaspora

Sot mbyllet periudha e votimit përmes postës nga diaspora

news image

Sot mbyllet periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka njoftuar për Gazetën Sinjali se deri më tani janë pranuar 38 mijë e 339 pako të fletëvotimeve nga diaspora.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit. Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”, tha Elezi.

Elezi bëri të ditur se pranimi i këtyre pakove është duke u bërë me përcjelljen e Policisë dhe vëzhguesve të subjekteve politike si dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara./Gazeta Sinjali/