image Sot mbyllet një pjesë e Autostradës "Arbën Xhaferi"

Kosovë

Sot mbyllet një pjesë e Autostradës “Arbën Xhaferi”

news image

Autostrada “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur sot (14 qershor) nga ora 08:00-17:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media.

Në njoftim thuhet se do të dielën do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe në atë në drejtimin kyçja Doganaj – Hani i Elezit.

Këto punime ministria thotë se janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”.

“Për arsye të realizimit të punëve, mbyllja do të jetë e përkohshme, që do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës./Gazeta Sinjali/