image Digjet një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Siguri

Digjet një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”

news image

Një veturë është përfshirë nga flakët në orët e pasdites së sotme, në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar se s’ka persona të lënduar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në kilometrin e dytë Lipjan-Ferizaj.

“Para pak çasteve policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” (kilometri i dytë Lipjan-Ferizaj). Policia i është përgjigjur këtij njoftimi, nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar”.

/GazetaSinjali/