image E rëndë/ Vdes shoferi pasi u rrokullis me kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”

Siguri

E rëndë/ Vdes shoferi pasi u rrokullis me kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”

news image

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni të cilin po e voziste u rrokullis, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident është përfshirë vetëm kamioni që ka përfunduar jashtë autostradës.

“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës”, deklaroi ai.

Sipas tij, ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete.

Ndërkohë, policia, prokurori dhe njësitë tjera kanë dalë në vendngjarje për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin.

/GazetaSinjali/