image Sot mblidhen tri Komisione Parlamentare

Politikë

Sot mblidhen tri Komisione Parlamentare

news image

Sot do të mbahen mbledhjet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfereve, Komisionit për Shëndetësi dhe Komisionit për Integrime Evropiane.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në rend dite ka këto pika:

Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë, shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis”.

Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit, shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ. Po ashtu komisioni do të bëj shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimin e raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021 dhe votimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021. Mbledhja fillon na ora 10:00.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të bëj shqyrtimin në parim i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19 dhe bën shqyrtimin e peticionit nga OJQ – ,,Duka Vita’’. Mbledhja fillon në ora 11:30.

 Komisioni për Integrime Evropiane, do të fillojë mbledhjen me raportimin e Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i cili do flas për disa Projektligje siç janë: Ai për Ratifikimin e “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut”, Projektligjin për Ratifikimin e “Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, Projektligjin për Ratifikimin e “Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018 dhe Projektligjin për Ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021. Mbledhja fillon në ora 13:00.

/GazetaSinjali/