Sot nga ora 14:00 në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me referendumin që Serbia synon ta mbajë në Kosovë.
Kjo seancë është thirrur nga kryeministri Kurti pas takimit të djeshëm me ambasadorët e QUINT-it, raporton Gazeta Sinjali.
Sot shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin kombëtar të Serbisë.
Ndërsa krerët e shtetit të Kosovës e kanë refuzuar këtë kërkesë dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër.