image Seanca e Kurtit për referendumin: AAK merr pjesë, LDK ende e pavendosur, PDK nuk do të jetë pjesëmarrëse - Sinjali

Seanca e Kurtit për referendumin: AAK merr pjesë, LDK ende e pavendosur, PDK nuk do të jetë pjesëmarrëse

news image

Nesër nga ora 14:00 në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me referendumin që Serbia synon ta mbajë në Kosovë. Kjo seancë është thirrur nga kryeministri Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë janë deklaruar edhe partitë tjera se a do të marrin pjesë në seancë apo jo.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një konference për media tha se e shohin të panevojshme të jenë pjesë e seancës.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje dhe do të vendosin nëse do të marrin pjesë ose jo në seancë.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Pjesëmarrëse në këtë seancë do të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka e konfirmoi këtë për Sinjalin.

Sot shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin kombëtar të Serbisë.

Ndërsa krerët e shtetit të Kosovës e kanë refuzuar këtë kërkesë dhe i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin