image Samiti i BERZH-it, Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Politikë

Samiti i BERZH-it, Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuara për të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin perëndimor nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kurti në këtë udhëtim shoqërohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, ka bërë të ditur ZKM.

/GazetaSinjali/