image Sot mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës e thirrur nga PSD-ja, opozita s'merr pjesë

Sociale

Sot mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës e thirrur nga PSD-ja, opozita s’merr pjesë

news image

PSD ka thirrur protestë e cila do të mbahet sot në sheshin kryesor të Prishtinës kundër shtrenjtimit të rrymës. Partitë opozitare brenda parlamentit, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja nuk do të marrin pjesë në protestë por kanë deklaruar se e mbështesin atë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dje në një konferencë për media i ka ftuar edhe njëherë partitë opozitare t’i bashkohen protestës së nesërme.

Ai deklaroi se partitë opozitare kanë deklaruar se e mbështesin, por që s’do të marrin pjesë.

Molliqaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ky vendim të mos jetë në fuqi.

Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, tha ai.

Protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike u organizua edhe para tre ditësh në të cilën morën pjesë qindra qytetarë. Ata u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfunduan para qeverisë me kërkesat për mos shtrenjtim të rrymës.

 /GazetaSinjali/