image Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut - Sinjali

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

news image

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare në Shkup, transmeton Gazeta Sinjali.

Seanca e parë ndërmjet dy qeverive do të drejtohet nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit dy kryeministrat do të zhvillojnë edhe një takim, njëjtë sikurse takime do të ketë edhe mes ministrave të dy qeverive.

Gjatë takimit të përbashkët do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme si në atë: të energjetikës, infrastrukturës, ekonomisë, turizmit, etj.

Në kuadër të kësaj, Zaev e Kurti do të kenë edhe një adresim për media.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin