image Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Poloni, nuk kandidon asnjë grua

Botë

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Poloni, nuk kandidon asnjë grua

news image

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Poloni, ku presidenti i tanishë, Andrzej Duda lufton për mandatin e dytë në këtë post. Ndonëse është njëri ndër kandidatët favorit, nuk pritet që në këto zgjedhje të ketë fitues në rundin e parë, ku do të nevojiteshin më shumë se 50 për qind e votave.

Këto zgjedhje po vlerësohen edhe si test për liderët populistë të Evropës. Fundjavën e kaluar, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e forcoi pozitën e vet në pushtet përmes zgjedhjeve parlamentare që u bojkotuan nga opozita, shkruan “AP”.

Në zgjedhjet presidenciale të së dielës po marrin pjesë 11 kandidatë, në mesin e të cilëve nuk është asnjë grua. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në rundin e parë, dy kandidatët më të votuar do të përballen në balotazh më 12 korrik./Gazeta Sinjali/