Maqedonia Veriore do të marrë vendim sot për zgjatjen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme.
Këshilli i Sigurimit i Republikës do të mbajë mbledhje në të cilën duhet të diskutojë dhe të sjellë vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për përballje me pandeminë Covid-19.
Gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve u shpall më 18 mars.
Qeveria, në mbledhjen e 41-të, të mbajtur më 14 prill solli vendim që presidentit Pendarovski t’i parashtrojë propozim për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, së bashku me raportin për aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet shtetërore, me të cilën thuhet se për përballje të suksesshme me koronavirusin në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë 974 persona të infektuar me Covid-19, meqë dje u regjistruan 66 raste të re ja.
Të shëruar janë 98, ndërsa kanë ndërruar jetë 45 persona./Gazeta Sinjali/