image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë Veriore

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë vdekje, kurse janë regjistruar 190 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar dy mijë e nëntë persona.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 88 mijë e 938 raste me koronavirus, prej të cilëve 73 mijë e 601 janë shëruar, 2 mijë e 702 persona kanë vdekur kurse 12 mijë e 635 raste janë ende aktive./Gazeta Sinjali/