image Maqedonia Veriore diskuton për shtrëngimin e masave

Rajon

Maqedonia Veriore diskuton për shtrëngimin e masave

news image

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, deklaroi sot se Qeveria e këtij vendi nesër do të diskutojë për shtrëngimin e masave kundër COVID-19, pasi Komisioni i Sëmundjeve Infektive tashmë ka propozuar masat e reja.

Në konferencën për shtyp, Filipçe tha se rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vend, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave.

Ai potencoi edhe një herë se virusi është ende këtu dhe duhet të vazhdojmë të respektojmë masat e rekomanduara.

“Vetëm me respektimin e këtyre parimeve mund t’i japim fund epidemisë”, tha ministri Filipçe.