image Maqedonia Veriore regjistron 15 viktima nga COVID-19, rritet numri i rasteve

Rajon

Maqedonia Veriore regjistron 15 viktima nga COVID-19, rritet numri i rasteve

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 15 viktima, 1,039 persona të infektuar dhe 998 të shëruar me koronavirusis, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik i referohen testimit të 3,143 mostrave në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1,561.

Nga 56,164 persona të diagnostikuar me COVID-19, 33,892 janë shëruar ndërsa 20,711 raste ende janë aktive.

/Gazeta Sinjali/