Ditën e sotme feston ditëlindjen vajza e reperit Mozzik dhe artistes shqiptare, Loredana Zefi, Hana.
Një dedikim emocional nuk ka munguar nga Mozzik në rrjete sociale.
“Hana urime vajza ime ditëlindja e katërt. Nuk paska ndjenjë më të mirë se të të shoh duke u rritur shëndosh e mirë. Të dua, babai yt Gramozi”, ka thënë ai.
“Sot katër vjet më ke bërë njeriun më të mirë në botë e më të gëzueshmin në botë. Zot faleminderit”, ka shkruar ai në një tjetër postim.
Mozzik dhe Loredana përndryshe janë ndarë gjatë vitit që lamë pas, përkundër se tentuan të rikthejnë sërish romancën e tyre.