image Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq mbrëmë në aksidentin e rëndë në Podujevë

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq mbrëmë në aksidentin e rëndë në Podujevë

news image

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut Qëndrim Boshnjaku, i cili si pasojë e aksidentit tragjik në Sfeqël të Podujevës, së bashku me një familjar të tij humbën jetën pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimin për ceremoninë e varrimit të tij e kanë bërë familjarët, të cilët bën të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Batllavë, në orën 18:00.

“Të ndëruar familjarë,miq, shokë dhe dashamirë me dhimbje të thellë ju njoftojmë se me datë 16.09.2023 ndrroj jetë djali i axhes tonë Qendrim Boshnjaku.

Varrimi do të bëhet me 17.09.2023 në orën 18:00 në varrezat e fshatit Batllave (te Boshnjakt).

Me pikëllim: Familja Boshnjaku!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur.  Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/