image Sot i jepet lamtumira e fundit Shqipdon Aliut, mbetet mister vdekja e tij

Kosovë

Siguri/ Sot i jepet lamtumira e fundit Shqipdon Aliut, mbetet mister vdekja e tij

news image

Sot në orën 14:00 varroset Shqipdon Aliu nga fshati Gadime i komunës së Lipjanit. Trupi i pajetë i 24 vjeçarit u gjet mbrëmë në një gropë te gurëthyesi i vjetër në Gadime të Ulët, megjithatë akoma mbetet mister vdekja e tij.

Në një bisedë për Gazetën Sinjali, familjarë të Shqipdonit, konfirmuan se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 14:00 në Gadime, ndërsa ende nuk i dinë rrethanat se si ndodhi vdekja e tij.

“Ne si familje nuk dimë asgjë. Policia i ka raportet, ne nuk e dimë si ka vdekur Shqipdoni”, thanë familjarë të të ndjerit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, për të kuptuar nëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së të riut, por e njejta tha se Prokuroria po pret rezultatet e obduksionit.

“Prokuroria e ka lëshu një urdhëresë që trupit të pajetë t’i bëhet obduskioni. Po presim rezultatet e Mjekësisë Ligjore”, tha Ulaj për Gazetën Sinjali.

Shqipdon Aliu ishte dizajner me profesion, babai i tij vdiq gjatë kohës sa i riu ishte raportuar si person i zhdukur në polici./Gazeta Sinjali/