image Sot i jepet lamtumira e fundit polices që dyshohet se u vetëvra te varrezat në Gjilan

Sociale

Sot i jepet lamtumira e fundit polices që dyshohet se u vetëvra te varrezat në Gjilan

news image

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Ajtene Islamit, zyrtares policore e cila u gjet pa shenja jete te varrezat e familjarëve të saj, në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu thuhet në një njoftim të bërë nga një familjar i saj në Facebook.

“Të nderuar familjar, miq e shokë. Dua të ju njoftoj që ndërroi jetë halla, motra jonë, Ajtene Islami. Varrimi bëhet me datën 15.11.2021 (e hënë) në Namazin e Ikindisë në Gjilan. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Ju falemnderit për ngushëllimet e juaja”, thuhet në njoftim.

Ajtene Islami, rreshtere në Operativën Rajonale, dyshohet se kreu vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes Policia njoftoi se ka gjetur një armë zjarri, ndërkohë që Sinjali raportoi se policja dyshohet se e vrau veten me një plumb.

Trupi i pajetë i saj, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet obduksioni./GazetaSinjali/