image E dhimbshme: Policja në Gjilan dyshohet se e vrau veten te varrezat e familjarëve të saj

Siguri

E dhimbshme: Policja në Gjilan dyshohet se e vrau veten te varrezat e familjarëve të saj

news image

Një ngjarje e rëndë tronditi sonte Gjilanin, ku zyrtarja policore Ajtene Islami, rreshtere në Operativën Rajonale dyshohet se bëri vetëvrasje. Policja dyshohet se i dha fund jetës te varrezat e familjarëve të saj në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes Policia njoftoi se ka gjetur një armë zjarri, ndërkohë që Sinjali raportoi se policja dyshohet se e vrau veten me një plumb.

Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë, bëri të ditur Policia në Gjilan.

Në lidhje me rastin detaje ka dhënë shefi i hetimeve rajonale, nënkolonel Remzi Azemi.

“Fatkeqësisht sot jemi njoftuar me një rast, për një trup të pajetë dhe kemi të bëjmë me një zyrtare policore. Zyrtarja në fjalë ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune dhe ka qenë duke punuar në Gjilan. Ende jemi në vendin e ngjarjes, jemi në fazën e parë të hetimeve, në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri, dhe prokurori për krime të rënda në bashkëpunim me policinë rastin jemi duke e trajtuar si vdekje e dyshuar. Trupi me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do të kryhet obduksioni dhe më pas prokuroria dhe policia do ta kenë një pasqyrë më të kjartë në lidhje me rastin e rëndë.”

“Vendi i saj i punës nuk përket me natyrën e hetimeve. Kemi njoftuar familjarët dhe një ekip e jona do të jetë pranë familjes, për t’i qëndruar pranë e të ju ndihmojmë për gjithçka që kanë nevoje”.

/GazetaSinjali/