image Ky është personi që u gjet i vdekur dje në banesën e tij, sot i jepet lamtumira e fundit

Sociale

Ky është personi që u gjet i vdekur dje në banesën e tij, sot i jepet lamtumira e fundit

news image

Një person është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij, në rrugën “Ymer Prizreni”, në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Ilir Goskën, i cili ka vdekur në moshën 49-vjeçare, e varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit.

Kështu kanë njoftuar familja e tij në njoftimin për vdekjen e tij.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova për Sinjalin.

/GazetaSinjali/